Telenews

Trepça e nis fuqishëm gjysmëfinalen, mposht Pejën në “Minatori”

Trepça ka vazhduar formën e mirë këtë sezon të garave, duke shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 86-78 (24:21, 24:16, 13:17, 25:24) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it.

Në palestrën “Minatori”, vendasit kanë treguar paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë takimit, duke e kontrolluar lojën në momentet kyçe. Çereku i parë është mbyllur me epërsi minimale për Trepçën (24-21), ndërsa diferenca është thelluar në periudhën e dytë, ku mitrovicasit kanë dominuar me 24-16 dhe kanë shkuar në pushim me 11 pikë avantazh.

Peja ka reaguar në çerekun e tretë, duke e ngushtuar rezultatin (13-17), por nuk ka arritur të përmbysë epërsinë e vendasve. Në dhjetëminutëshin e fundit, Trepça ka menaxhuar mirë lojën dhe e ka fituar edhe këtë periudhë 25-24, duke vulosur fitoren në ndeshjen e parë të serisë.

Te Trepça është dalluar Drilon Hajrizi me 17 pikë, ndërsa është mbështetur nga Payne dhe Jones me nga 13 pikë secili.

Në anën tjetër, për Pejën është veçuar Dardan Berisha me 19 pikë, por që nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen në këtë përballje.

Të ngajshme

Juventus “magjepset” nga Edon Zhegrova, i dedikon video me kompliment të veçantë

KushtrimGuraj

Trepça në epërsi komode ndaj Pejës pas pjesës së parë

KushtrimGuraj

Barcelona mund ta transferojë Muriqin për 15 milionë euro

Blearta