Telenews

ISHTE PREMTUAR PËR 2 VITE, PËRUROHET PAS 8 VITEVE PALESTRA NË KËTË KOMUNË

Palestra e sporteve në qytetin e Kaçanikut përfundimisht është hapur sot. Punimet për ndërtimin e kësaj palestre kanë filluar në vitin 2014. Megjithatë, ishte premtuar se përurimi i saj do të ndodhte për dy vite.
Më 27 maj 2014-s, Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishin nisur ndërtimin e palestrës sportive të qytetit.

Atë kohë ishin ndarë 1 milion e 300 mijë euro, ndërsa ishte premtuar se përurimi i saj do të ndodhte për një periudhë dy vjeçare.
Fillimisht ishin investuar 700 mijë euro, kurse vitin e ardhshëm u patën premtuar edhe 600 mijë euro.
Një vit më pas, pas fillimeve të punimeve, ministri i atëhershëm, Kujtim Shala kishte vizituar punimet dhe kishte ndarë edhe 300 mijë euro tjera për ndërtimin e palestrës.

Ai nuk kishte harruar ta bëjë edhe një premtim tjetër për përfundimin e palestrës.
Sipas Shalës, në atë kohë përfundimi i punimeve do të përfundonte në vitin 2017.
Derisa ndër vite ishin ndërruar pushtetet, premtimet për palestrën e Kaçanikut vazhdonin.

Në vitin 2019 në një vizitë të ministrit Kujtim Gashi në Kaçanik, ishte premtuar se palestra e Kaçanikut nuk do të merrte më shumë kohë se fundi i vitit.
Sot më 14 prill 2022 ose përafërsisht tetë vjet më pas, është hapur përfundimisht palestra e sporteve në qytetin e Kaçanikut.

Të ngajshme

Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë

KushtrimGuraj

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta