Telenews

PRISHTINA E FITON ÇEREKFINALEN E PARË NË LIGËN BALLKANIKE

Sigal Prishtina e ka fituar duelin e parë çerekfinal të Ligës Ballkanike në basketboll ndaj Balkan Botevgradit.
Ekipi kryeqytetas ka fituar në shtëpi ndaj bullgarëve me shifrat e ngushta 85-83.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Prishtinën që fitoi çerekun e parë 35-25, derisa i dyti i takoi ngushtë ekipit mysafir 16-19 e Prishtina mbylli pjesën e parë me avantazh 7 pikësh 51-44.
Në pjesën e dytë, Ballkani arriti ti fitojë dy periodat e fundit ngushtë (18-22, 16-17), por deficiti nga çereku i parë sonte i kushtoi me humbje dhe Prishtina i’u gëzua fitores.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 20 prill në Botevgrad, ku Prishtina edhe nëse humbet me diferencë, kualifikohet tujtje, por nëse humbet me mbi 2 pikë, atëhere eliminohet nga gara.
Cilado nga ekipet që e fitojnë këtë seri prej dy ndeshjeve, kualifikohet në ”Final Four” të Ligës Ballkanike.

Të ngajshme

Juventusi përqendrohet te Verona: Zhegrova gati për debutimin në ligë – pëlqehet se si paraqitet në stërvitje

KushtrimGuraj

“Mbetet aset i çmuar për Kosovën”, Agim Ademi takon Arbër Zenelin

KushtrimGuraj

Formacionet zyrtare, Man City – Napoli: Guardiola dhe Conte sërish përballë

KushtrimGuraj