Telenews

Çitaku: Kurti ka kërkuar kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas konferencës për media të kryeministrit Albin Kurti, ku ai ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës t’i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e tyre për president.

Çitaku në reagimin e saj ka thënë se Kurti që nga fillimi ka kërkuar kundërkandidat vetëm sa për t’ia siguruar kuorumin për të përzgjedhurin e tij për pozitën e presidentit.

Postimi i plotë:

Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita.

Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin.

Kaq e thjeshtë. E tha vetë.

Të ngajshme

Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit – policia në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj

Nis seanca, opozita s’merr pjesë në zgjedhjen “karate” të presidentit

KushtrimGuraj

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

KushtrimGuraj