Kosovës i kanë mbetur më pakë se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Në të kundërt, Kosova do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Vazhdimi i seancës është njoftuar të nisë në orën 23:00.
LVV-ja, ndërkohë, i kërkoi LDK-së 15 nënshkrime për kandidatin e saj për president, duke e ftuar që të jetë kundërkandidat i Feride Rushitit.
Por, LDK-ja opozitare tha se partia e kryeministrit Albin Kurti po kërkon që t’i bëhet kuorumi dhe nuk po ofron vota për kandidatin e tyre.

