Telenews

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë, dy të lënduar

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 12:24 në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor.

“Aktualisht njëra korsi e rrugës është e bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e aksidentit”, u shpreh Osmani.

Tutje ai the se njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme për lirimin e rrugës për qarkullim.

Të ngajshme

Rama: Kurti i shfrytëzon qytetarët për me mbajt pushtetin, e jo pushtetin për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj

Shpërthen zjarri në mes të natës në Lipjan – digjet një shtëpi, një tjetër dëmtohet

Valjeta Turkaj

Sot mblidhet KQZ, diskutohet buxheti për zgjedhjet e 7 qershorit

Valjeta Turkaj