Telenews

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, duke kërkuar zbutjen e “arrest me burg”. Pritet që gjyqtarja Etleva Deda të përcaktojë datën dhe orën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ankimi i kreut të Partisë së Lirisë vjen vetëm pak ditë pasi në gjykatë ka nisur shqyrtimi në themel i dosjes penale në ngarkim të tij.

Meta kërkon që masa e sigurisë të rishikohet, ndërsa çështja pritet të kalojë për vlerësim nga gjykata në ditët në vijim, shkruan Euronews.al

Ish-presidenti i Shqipërisë mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të ngajshme

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me Italinë për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Valjeta Turkaj

Radoniqi: 7 qershori data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valjeta Turkaj