Telenews

Radoniqi: 7 qershori data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se përgatitjet për zgjedhje kërkojnë kohë dhe se procesi nuk është i lehtë, ndërsa ka theksuar se data më e mundshme për mbajtjen e tyre është 7 qershori.

Ai ka bërë të ditur se çështja e buxhetit për zgjedhjet ende nuk është shqyrtuar në KQZ.

“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë… Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, ka thënë ai pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Të ngajshme

Më shtrenjtë se vjet, rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Rrezarta Ramaj

Qeveria shqiptare nënshkruan marrëveshje me Italinë për ndërtimin e anijeve luftarake në Shqipëri

Rrezarta Ramaj

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Valjeta Turkaj