Telenews

BRITANIA KËRCËNON SE NDËRHYN E VETME NË UKRAINË, NËSE RUSIA BËN KËTË GJEST!

Britania mund të ndërhyjë e vetme në Ukrainë, nëse ndodh një sulmi me agjent kimik nga Vladimir Putin, tha ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey.
Heappey tha se presidenti rus e ka gabim nëse mendon se një përgjigje ndaj tij duke përdorur armë të ndaluara do të kërkonte lejen e NATO-s.
“Presidenti Putin e ka gabim nëse mendon se duhet një miratim ndërkombëtar për të ndërhyrë. Miratimi i NATO-s nuk është i domosdoshëm”, tha ai.
Ai po fliste pas sulmit kimik të raportuar mbi trupat e mbetura ukrainase në Mariupol nga forcat ruse. Në fillim të kësaj jave, ushtarët nga Regjimenti Azov thanë se vuanin nga gulçimi, acarim i syve dhe spazma muskulore, me sa duket pasi një gaz misterioz i bardhë u lëshua nga një dron rus.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u distancua nga pretendimet, por frika mbetet se Putini mund të përdorë armë kimike.
Tutje ministri përmendi rastin e nisjes së aksionit në Siri, në vitin 2018, nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, që iu përgjigjën sulmit kimik nga regjimi diktatorial, shkruan DailyMail.
Heappey vizitoi aleatët evropianë këtë javë dhe përsëriti dje se kishte shumë mundësi për Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën për të mbështetur çdo vend që mund të furnizojë pajisje ushtarake në Ukrainë.

Të ngajshme

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti –

KushtrimGuraj

FBI-ja fajëson Korenë e Veriut për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve nga Binance –

KushtrimGuraj

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj