Telenews

27 Vjet nga rënia heroike e Nasuf dhe Tahir Gashanit

Sot me 30 prill, janë bërë 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf dhe Tahir Gashani.

Ata ishin të inkuadruar në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, të Zonës Operative të Drenicës nën komandën e luftëtarit të lirisë, komandantit Ilaz Kodra.

Në lapidarin e ngritur për ta janë të vendosur emrat dhe fotografitë e dëshmorëve Naim Tiku dhe Besim Tiku, si dhe martirëve Zekë Gashani, Brahim Gashani, Zylfie Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Faton Gashani, Fatmir Gashani dhe Mihane Gashani.

Tahir Nasuf Gashani ka rënë heroikisht më 3 maj të vitit 1999, bashkë me ushtarin dhe shokun e tij të idealit, Besim Tikun. Gjatë luftimeve ishte plagosur edhe luftëtari Ragip Sokoli.

Atë ditë, rezistenca e tyre zgjati nga agu i mëngjesit deri në orët e pasdites.

Në çastin e rënies, Tahiri ishte në detyrë duke mbrojtur popullatën civile, e cila po ndëshkohej mizorisht nga policia dhe ushtria serbe.

Menjëherë pas rënies, bashkëluftëtarët e tij e varrosën në fshatin Shtuticë, afër vendit ku ra dëshmor. Pas rreth tre muajsh, trupat e Nasuf Gashanit dhe Besim Tikut u rivarrosën në “Kodrën e Trimave” në Polac, në korrik të vitit 1999.

Më 22 qershor 2018, trupat e tyre u rivarrosën përfundimisht në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Morinë.

Tahirit, ashtu si edhe babait të tij dëshmor, Nasufit, familjarët u kanë ngritur përmendore në Tërstenik. Tahiri kishte dëshmor edhe babanë e tij, Nasuf Gashanin, si dhe djalin e axhës, Fatmir Isuf Gashanin.

Ai është nderuar me shumë mirënjohje dhe dekorata, ndër më të fundit ajo me gradën “Hero i Kombit”, dhënë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Për Tahirin janë botuar shumë shkrime në libra të ndryshëm, si dhe janë kënduar këngë. Ai ka lënë edhe një lloj ditari të luftës, ku kishte shënuar rregullat e luftës, betimin si ushtar, si dhe datat dhe mënyrat e stërvitjes para fillimit të luftës.

Pluhuri harresës kurrë mos i mbuloftë emrat e atyre që liria i ka rrënjët thellë në gjakun e tyre.

Të ngajshme

Partnerja bukuroshe e Unikkatil ndan foton e veçantë krah tij

Blearta

Ish-presidentja Jahjaga viziton Mitrovicën, pritet nga Faton Peci

Blearta

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Valjeta Turkaj