Telenews

KREU I POLICISË SË KOSOVËS JEP DETAJE NGA SULMI NDAJ TYRE NË VERI

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje për sulmin ndaj zyrtarëve policor në veri të Kosovës.
Ai tha se falë fleksibilitetit të policëve dhe automjeteve të blinduara s’ka pasur të lënduar.
“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë, ndërsa sot janë sulmuar policët me granatë dhe Ak 47”, tha ai në një konferencë për medie.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj