Telenews

SVEÇLA PËR ARMATOSJEN E SERBISË: S’KA ARSYJE PËR FRIKË, SITUATA NË VEND SHUMË STABILE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia ka për qëllim të destabilizojë Kosovën.
Në konferencën e jashtëzakonshme ku Sveçla dhe Mehmeti njoftuan opinionin për katër sulme kundrejt policisë në veri, ai shtoi se situata në Kosovë është stabile.
“Është e qartë që Serbia po vazhdon me avazin e vjetër që të armatoset herë prej Rusisë e herë prej Kinës. Ne si institucione në vazhdimësi kemi bërë ngritjen e kapaciteteve tona, së pari në aspektin politik. Jemi duke forcuar marrëdhëniet me shtetet mike, pastaj edhe në aspektin e kapaciteteve operacionale të institucioneve të sigurisë. Ne nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë, jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo lloj skenari të Serbisë”, tha ministri.
“Mendoj që qëllimi i Serbisë s’është në këtë moment që ta sulmojë Kosovën, por ta destabilizojë Kosovën. Po ju them se situata në Kosovë është stabile falë institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe sjellje pro-ligjit të shumicës absolute të qytetarëve”.
“Grupe të caktuara të mbështetura nga kushdo nuk mund të rrezikojnë sigurinë në vendin tonë, tashmë ne këtë e kemi dëshmuar dhe do vazhdojmë ta dëshmojmë çdo ditë”, tha mes tjerash Sveçla.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj