Telenews

U rrahën mes vete, arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre meshkuj janë arrestuar në Prishtinë, pasi janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, tre personat kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas forcave të rendit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj