Telenews

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, me një masë më të butë. Paralelisht, në GJKKO do të shqyrtohet e njëjta kërkesë për lirimin nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtare Saida Dollani, e cila nuk mori parasysh ofrimin e garancisë pasurore në vlerë 50 mijë euro.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Të ngajshme

Aksion i madh në Agjencinë Kadastrale në Prishtinë

Valjeta Turkaj

KEK ndal Njësinë A4 në Kosova A, shkak rrjedhjet në kaldajë

Valjeta Turkaj

Mbi 4 mijë biznese të reja u regjistruan në Kosovë gjatë katër muajve të parë të vitit

Valjeta Turkaj