Telenews

Hapet aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme

votimi-me-poste-ne-zgjedhjet-lokale,-te-merkuren-fillon-regjistrimi-i-votuesve-jashte-kosoves

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit, periudha e aplikimit për akreditim ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), institucionet qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara në fushën e zgjedhjeve dhe të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesat për akreditimin e vëzhguesve.

Këtu  gjeni linkun e aplikimi.

KQZ ka bërë të ditur gjithashtu se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të vëzhgojnë procesin zgjedhor, përfshirë aktivitetet përgatitore, ditën e zgjedhjeve si dhe proceset që do të zhvillohen në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Të ngajshme

Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prishtinë

Valjeta Turkaj

Hapet Gjykata Administrative, Haxhiu: Ditë e rëndësishme për drejtësinë

Valjeta Turkaj

Sveçla: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, prioritet strategjik për Kosovën

Valjeta Turkaj