Telenews

Mbi 4 mijë biznese të reja u regjistruan në Kosovë gjatë katër muajve të parë të vitit

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar 4,699 biznese të reja, ndërsa janë shuar 477 biznese.

Sipas të dhënave zyrtare, nga bizneset e reja të regjistruara, 1,119 janë biznese individuale, 3,561 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, 12 degë të shoqërive të huaja, 6 shoqëri aksionare dhe 1 zyrë e përfaqësisë së huaj.

Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë janë shuar 371 biznese individuale, 99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, 6 degë të shoqërive të huaja dhe 1 ortakëri e përgjithshme.

Nga MINTI dhe ARBK është theksuar se institucionet mbeten të përkushtuara në mbështetjen e bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim për komunitetin e biznesit në Kosovë.

Të ngajshme

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Valjeta Turkaj