Telenews

Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të shtyhet deri në vjeshtë

Gjykata Speciale ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik. Sipas njoftimit të saj, arsyeja e këtij vendimi është “kompleksiteti i rastit”. Megjithatë, kjo datë mund të mos jetë përfundimtare, pasi është paralajmëruar edhe mundësia e një shtyrjeje tjetër, nëse “bëhet absolutisht e nevojshme”.

Lidhur me këtë vendim, për Kanal10 ka folur edhe Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Ajo vlerëson se shtyrja e vendimit përfundimtar mund të ketë lidhje edhe me situatën politike në Kosovë.

Sipas saj, ekziston mundësia që vendimi për katërshen e UÇK-së të shtyhet deri në vjeshtën e këtij viti.

“Gjykata Speciale nuk ka qenë aspak bashkëpunuese me trupat mbrojtëse të katërshes së UÇK-së. Vazhdimisht kanë bërë cenime të drejtave të njeriut qoftë me vizita, qoftë me telefonata e qoftë me dosje. Edhe ky vendim që të shtyhet marrja e vendimit për katërshen, unë mendoj që gjykatës i nevojitet më shumë kohë se sa është vendosur që të shqyrtojë të gjitha ato dosje që i ka dorëzu prokuroria, dosje këto të sponzorizuara nga Serbia. Unë mendoj se edhe situata politike në Kosovë mund të ndikojë në marrjen e vendimit në Gjykatën Speciale, përshkak se Kosova është në një proces zgjedhor dhe mund të shtyhet edhe marrja e vendimit në Hagë, gjithashtu vlen të theksohet se vendimi mund të shtyhet jo vetëm në korrik por deri në vjeshtë”, tha ajo.

Të ngajshme

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Valjeta Turkaj

Mbyllet nesër përkohësisht një rrugë në Prishtinë, shkak punimet

Valjeta Turkaj

​104 të zhdukur vetëm në Mitrovicë, Haxhiu kërkon zbardhjen e fatit të tyre

Valjeta Turkaj