Telenews

Rama mbledh drejtuesit politikë, në fokus riorganizimi brenda partisë dhe zgjedhjet e 2027

rama:-rihapja-e-tiktok-ut-jo-dorezim-e-mbyllje-sysh,-vendosen-filtra-per-mbrojtjen-e-femijeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur që prej orës 09:00 drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në selinë rozë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Prej disa javësh, PS ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve në çdo njësi të saj organizative, të cilat drejtohen nga dy bashkëkryetarë, një burrë dhe një grua, shkruan rtsh.al.

Gjatë takimit, Rama u ka kërkuar drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë të intensifikojnë takimet me bazën dhe elektoratin në të gjithë vendin. Socialistët synojnë të sigurojnë një numër më të lartë bashkish në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet të zhvillojë zgjedhje edhe në disa prej shteteve ku jeton numri më i madh i shqiptarëve në diasporë, si SHBA, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia. Përmes ngritjes së degëve të PS në diasporë, socialistët synojnë të forcojnë organizimin jashtë vendit dhe të rrisin mbështetjen nga vota e emigrantëve.

Ky proces pritet të ecë paralelisht edhe me diskutimet që po zhvillohen në Kuvend në kuadër të komisioneve të posaçme për reformën territoriale. Reforma ka si afat përfundimtar muajin korrik, me qëllim që t’u lihet kohë institucioneve për organizimin e zgjedhjeve vendore të 2027, në rast se arrihet dakordësi mes forcave politike.

Të ngajshme

Gjykatësi publikon letrën e dyshuar të vetëvrasjes së Jeffrey Epstein

Valjeta Turkaj

“Nëna 21-vjeçare”, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjes në Ferizaj

Valjeta Turkaj

Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Valjeta Turkaj