Telenews

Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në Suharekë, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të një personi në Suharekë, i cili është dërguar pa shenja jete në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjell pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Të ngajshme

Haradinaj uron Joe dhe Shirley DioGuardin për shtetësinë e Kosovës

Yllka Gashi

Sulm në Skenderaj, një person godet me mjet pune një tjetër

Yllka Gashi

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Yllka Gashi