Telenews

Abdixhiku: Ata që nuk e duan bashkimin në LDK, nuk e duan as vetë LDK-në

lumir-abdixhiku-ofron-doreheqjen-ne-kuvendin-e-ldk-se

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se të gjithë anëtarët e partisë do të jenë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore të LDK-së, dhe shtoi se kushdo që është kundër bashkimit në parti, sipas tij, është kundër vetë LDK-së.

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku u pyet për mungesën e anëtarëve Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, që e kishin kundërshtuar rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në parti, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova.

“Ata janë pjesë e listës garuese tonën, do të vazhdojnë angazhimin në procesion. Jo në të gjitha takimet mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK-së, por ata janë pjesë e listës së LDK-së. Po nuk mund të jesh edhe pjesë e listës edhe të jesh kundër. A po më kuptoni? Nuk ka logjikë. Në qoftë se je kundër dikujt, del përballë, jo bashkë. Pra jemi bashkë”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, ata që nuk e duan bashkimin nuk e duan as subjektin.

“Besoj që do ta ndiejnë se kur t’je në listë të LDK-së, kur të prijë Vjosa dhe kur e ke Vjosën për kandidate për Presidente dhe e ke kryetarin e partisë tënde për kandidat për Kryeministër, do të angazhohesh me të gjithë për sa më shumë unitet e për bashkim”.

“Ju kisha lutë, ju kisha lutë mos krijoni tema të paqena, se nuk ekzistojnë. Po bëhemi bashkë të gjithë. Po bëhemi bashkë të gjithë, kjo është momentumi, kjo është rëndësia e madhe e LDK-së. Kur jemi bashkë në një listë, punojmë për LDK-në e më pas edhe ndërtojmë të ardhmen të ardhmen të mirë. Ata që nuk e duan bashkimin, për besë, për besë, ata që nuk e duan bashkimin në LDK, nuk e duan as vetë LDK-në. Thjesht kundër bashkimit, vetvetiu je kundër qëllimeve të vetëekzistencës së LDK-së. Fundja, emri ynë është Lidhje Demokratike, dhe si të tillë po bëhemi bashkë”, tha ai.

Abdixhiku po ashtu tha se të gjithë do të jenë pjesë e listës së përbashkët të LDK-së dhe paralajmëroi marrëveshje edhe me parti jo-parlamentare.

“Po flas për listë, të gjithë do të jenë pjesë e e listës përbashkët së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe do të jenë në renditje proporcionale sa i përket numrit të përgjithshëm të anëtarev. Po bëjmë përpjekje, kemi dhe takime të tjera dhe në këtë përpjekjen tonë do të ketë dhe marrëveshje me parti joparlamentare, që s’kanë pjesëmarrje parlamentare, për të qenë pjesë e një përbashkimi të djathtë. Na jepni dy-tre ditë kohë”, tha ai.

Të ngajshme

E zyrtarizon Abdixhiku: Ai i propozuar për kryeministër, Vjosa Osmani për presidente

Valjeta Turkaj

Punëtori bie nga kati i dytë në Fushë Kosovë, arrestohen dy zyrtarë të firmës

Valjeta Turkaj

Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri filatelik

Valjeta Turkaj