Telenews

Fraser në Hagë: Provat mund të jenë çorientuar në gjyqin ndaj Thaçit

Në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, ka dëshmuar drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser.

Gjatë seancës, Fraser iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit, duke sqaruar rolin e saj profesional dhe përfshirjen në raste të ndryshme gjyqësore ndërkombëtare.

“Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar,” tha ajo, duke theksuar se puna e saj lidhet me analizën shkencore të materialeve audio dhe transkripteve në proceset penale.

Ajo shtoi gjithashtu: “Unë jam kërkuese, jo eksperte në dhënien e dëshmive, por jam shumë kërkuese,” duke theksuar qasjen e saj akademike dhe metodologjike në vlerësimin e provave.

Sipas burimeve të procesit, Fraser ka kryer kërkime për më shumë se dy dekada mbi sfidat e transkriptimit të regjistrimeve të fshehta dhe përdorimin e tyre si prova në gjykatat penale.

Seanca në Hagë pritet të vazhdojë me dëshmi të tjera të ekspertëve në ditët në vijim.

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj