Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta është shoqëruar sot me interes të madh mediatik dhe prani të shtuar të mbështetësve pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme në Tiranë.
Ish-presidenti u paraqit para trupës gjykuese në kuadër të shqyrtimit në themel të çështjes ndaj tij, ndërsa gjatë hyrjes në sallë ai përshëndeti të pranishmit me gjeste simbolike, duke ngritur dy gishtat lart dhe duke formuar shqiponjën me duar.
Meta duket i buzëqeshur dhe i qetë gjatë momenteve të para të seancës, ndërsa mediat janë lejuar të qëndrojnë vetëm për pak minuta brenda sallës së gjyqit.
Procesi ndaj Metës po ndiqet me vëmendje të lartë publike, ndërsa pritet që në seancat e ardhshme të paraqiten argumente dhe prova shtesë nga palët në proces.

