Arbër Hoxha me gjasë pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi në verë.
Mundësia për të provuar një eksperiencë të re po e tundon lojtarin kuqezi.
Për të ka shprehur interesim skuadra nga Polonia, Widzew Lodz e cila ofroi rreth 5 milionë euro për të.
Kushti kryesor që transferimi të realizohet është që Widzew të mbetet në ligën e parë polake.
Hoxha, ka bërë 41 paraqitje për Dinamon dhe shënoi 7 gola dhe 9 asistime, ku fitoi dhe titullin në ligën kroate.

