Telenews

Gjenden mbi 200 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të Serbisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Zubin Potok.

Tutje në raport thuhet se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.

“Zubin Potok / 12.05.2026 – 17:00. Raportohet se në një shtëpi të pa banuar janë gjetur dhe sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë me logo të serbisë. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj