Telenews

Përndiqte ish-të dashurën pas ndarjes pas 17 viteve, Prokuroria dërgon në gjyq policin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a prg.2 i Kodit Penal.

Nga hetimet, siç shkruan A2CNN, rezultoi e provuar se, në datën 10.02.2025, shtetësja L.C., ka bërë kallëzim ndaj shtetasit A.M, me detyrë punonjës policie, me të cilin ka pasur një lidhje prej 17 vitesh dhe është ndarë në vitin 2024.

Shtetasi A.M. gjatë kësaj periudhe me anë të veprimeve të përsëritura ka ngacmuar të kallëzuarën me anë të komunikimit telefonik por edhe fizik duke i ushtruar presion psikologjik, duke i shkaktuar një gjendje e vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike për sigurinë vetjake, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë fakt, kallëzuesja ka paraqitur disa kallëzime në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe Durrës.

Prokuroria thotë se në përfundim të hetimit rezultoi e provuar se i pandehuri A.M ka konsumuar elementë të veprës penale “Përndjekja”.b

Të ngajshme

Xabi Alonso nis aventurën te Chelsea me fitore në derbin ndaj Fulhamit –

KushtrimGuraj

Apel urgjent nga Komuna e Prishtinës: Malet përreth kryeqytetit po digjen –

KushtrimGuraj

I kërkuari nga INTERPOL-i bie në pranga, arrestohet në Ferizaj –

KushtrimGuraj