Telenews

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri në mbështetje të protestës së studentëve në Shkup

Këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve me një shkrim të fortë emocional dhe patriotik kushtuar gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Përmes një postimi, ai kujtoi rëndësinë historike të Manastirit dhe alfabetit shqip, duke theksuar se “aty ku shqipja nuk është mysafire — por rrënjë”, gjuha nuk mund të zbehet apo të harrohet.

Në tekstin e tij, Shaqiri e përshkruan shqipen si më shumë se një gjuhë komunikimi, duke e quajtur simbol të qëndresës, identitetit dhe sakrificës së brezave shqiptarë ndër shekuj.

Reagimi i këngëtarit erdhi në kohën kur protestat e studentëve shqiptarë kanë nxitur debat dhe reagime të shumta në opinionin publik.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1GnJt3fcDH/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

Kurti: Blloku opozitar ka nevojë për një goditje të re, ata janë për pushim, na jena për punë

Blearta

Lushtaku pyet Haxhiun: Në çfarë forme e fute gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016?

Blearta

Komuna e Ulqinit do të dënojë me nga 500 euro kushdo që ecën me bikini nëpër qytet

Blearta