Telenews

Xhiro e 33-të me spektakël në Superligë, pesë ndeshje luhen sot

Xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot me pesë ndeshje në program.

Drita si kampione e re e Kosovës do të udhëtojë drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin, që po kërkon pikët e mbijetesës.

Një tjetër sfidë tejet interesante do të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani që ende nuk është i qetë do të përballet me Llapin.

Prishtina, para adhuruesve të vet, takohet me Ferizajn, ku vendasit synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa mysafirëve nuk iu lejohet asnjë gabim, përndryshe mund të përshëndeten nga elita.

Ballkani do të ketë punë në shtëpi me Prishtinën e Re, skuadër e cila tanimë është e rënë nga Superliga.

Një tjetër përballje interesante është edhe ajo mes Malishevës që po kërkon daljen në Evropë dhe Drenicës që synon të marrë pikët e mbijetesës.

Të gjitha duelet e ditës së sotme në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Të ngajshme

FIFA thotë se ka zhvilluar një takim ‘pozitiv’ me Federatën e Futbollit të Iranit përpara Kupës së Botës

KushtrimGuraj

Ylli i Juventusit i thotë “PO” Atletico Madridit, bardhezinjtë kërkojnë 30 milionë euro

KushtrimGuraj

Finalja e madhe e FA Cup: Chelsea – Manchester City

Valjeta Turkaj