Telenews

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin mes tri veturave në Vushtrri, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur njëri nga gjashtë personat që mbetën të lënduar në aksidentin në Doberllukë të Vushtrrisë.

Viktima është një 74-vjeshtë një 74-vjeçar, shkruan Reporteri.net.

“Rreth orës 14:00, nga mjeku është konfirmuar se, si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi me lëndime të rënda ka humbur jetën. Trupi i pajetë i viktimës, mashkull i moshës 74-vjeçare, me urdhër të prokurorit,

është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raport.
Policia ka thënë se hetuesit do të vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete me targa civile-vendore.

Të lënduarit janë dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Vushtrri. Pas marrjes së ndihmës së parë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi