Hulumtimet e fundit tregojnë se plakja e retinës mund të lidhet drejtpërdrejt me dobësimin e eshtrave, duke hapur rrugën për zbulim më të hershëm të osteoporozës përmes një kontrolli të syve
Sytë nuk konsiderohen rastësisht “pasqyra e organizmit”. Përveç se mund të zbulojnë probleme me trurin, enët e gjakut apo sistemin nervor, shkencëtarët tani po paralajmërojnë se ata mund të japin sinjale edhe për shëndetin e eshtrave.


