Telenews

E trishtë: 56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të hënë në një fshat të Skenderajt, kanë bërë të ditur autoritetet policore.

Sipas njoftimit, rreth orës 12:40 policia ka pranuar informacion se një person dyshohej se ishte pa shenja jete afër vendbanimit të tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës nga QKMF-ja në Skenderaj kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 56 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente dhe hetuesit policorë, të cilët me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj