Telenews

U raportua se nuk u lejua të udhëtojë në Amerikë, sqarohet Egzon Ibrahimi

Ditë me parë u raportuar se lexuesi i kuranit, Egzon Ibrahimi i është ndaluar hyrja në Amerikën.

Tashmë ka ardhur edhe sqarimi nga vet Ibrahimi.

Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimi ka shkruar se gjatë check-in-it për fluturimin drejt Bostonit, i është komunikuar nga agjencia e fluturimit ne Stamboll se duhet të kontaktoj Ambasadën Amerikane lidhur me llojin e vizës që më kanë dhënë.

“Jam në kontakt me Ambasadën dhe aktualisht jam kthyer nga Turqia në Kosovë, pa pasur mundësinë të nisem drejt Amerikës. Kërkoj ndjesë organizatorëve dhe bashkëatdhetarëve atje që nuk pata mundësi të fluturoj drejt Bostonit”, ka shkruar Ibrahimi, raporton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Dua të ndaj me ju, miq e dashamirës, se momentalisht ndodhem në Ferizaj. Gjatë check-in-it për fluturimin drejt Bostonit, më është komunikuar nga agjencia e fluturimit ne Stamboll se duhet të kontaktoj Ambasadën Amerikane lidhur me llojin e vizës që më kanë dhënë. Jam në kontakt me Ambasadën dhe aktualisht jam kthyer nga Turqia në Kosovë, pa pasur mundësinë të nisem drejt Amerikës. Kërkoj ndjesë organizatorëve dhe bashkëatdhetarëve atje që nuk pata mundësi të fluturoj drejt Bostonit.

Ju falenderoj të gjithëve per interesimim, mirëkuptimin dhe respektin!

Zoti ju shpërbleftë!

Të ngajshme

“Dua, të dua”/ Bim Bimma i dërgon Dua Lipës albumin e tij

Rrezarta Ramaj

Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: “Liria e Kosovës do ta kujtojë përjetë”

Valjeta Turkaj

Brenda vilës superluksoze të Selena Gomez-it, e shiti me çmim marramendës

Valjeta Turkaj