Telenews

Polici dhe policja në veri suspendohen pasi u “kapën në momente intime”, Elshani jep detaje

Nën dyshimin për sjellje të rëndë diskredituese janë suspenduar një zyrtar policor dhe një zyrtare policore në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Sjellje e rëndë diskredituese që do të thotë për sjellje etike, puna e imazhit”, tha Elshani.

Sipas tij, të dy zyrtarët janë suspenduar për tre ditë dhe më pas janë rikthyer në detyrë.

“Njëri prej tyre është transferuar në një stacion tjetër për çështje operative”, shtoi më tej zëvendëskomandanti Elshani.

Dy policët serbë, një burrë dhe një grua u suspenduan pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Bëhet e ditur policët N.P. dhe R.T., të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës më 9 maj, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës./KP

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

Rrezarta Ramaj

5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi

Rrezarta Ramaj

Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?

Rrezarta Ramaj