Telenews

Valon Murseli: Qeveria po e anashkalon Drenicën në investime dhe projekte

Valon Murseli, asamblist në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se Drenica është lënë pas dore në shumë projekte dhe investime.

Sipas tij, gjatë periudhës së vërshimeve në Drenicë, institucionet qendrore nuk kanë reaguar mjaftueshëm për t’i ndihmuar qytetarët e prekur, ndërsa ka shtuar se mungoi edhe mbështetja financiare për familjet dhe bizneset që pësuan dëme.

Murseli ka përmendur edhe mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe furnizim me ujë të pijshëm, duke veçuar projektin e ujësjellësit Shipol–Brus–Mitrovicë, për të cilin tha se do të kishte rëndësi të madhe për banorët e Drenicës.

Ai kritikoi gjithashtu gjendjen e rrugëve Komoran–Drenas dhe Skenderaj–Klinë e Begut, duke theksuar se qytetarët po përballen çdo ditë me vështirësi dhe rrezik në komunikacion.

“Qeveria aktuale po e anashkalon Drenicën”, është shprehur Murseli.

Më shumë në linkun e më poshtëm:

https://www.facebook.com/share/r/19WQUbtFnF/

 

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj