Telenews

Rubio viziton Suedinë për Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, më pas udhëton në Indi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë më 22 maj në Helsingborg të Suedisë për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Në këtë takim të NATO, Rubio pritet të theksojë nevojën për rritje të investimeve në mbrojtje dhe ndarje më të drejtë të barrës brenda aleancës.

Ai gjithashtu do të zhvillojë takime me homologë nga vendet e Arktikut, ku do të diskutohen çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon.

Sipas njoftimit zyrtar, ai do të takohet edhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit brenda aleancës.

Pas vizitës në Suedi, Rubio do të udhëtojë drejt Indisë në periudhën 23–26 maj, ku do të vizitojë disa qytete kryesore, përfshirë Kalkutën, Agrën, Jaipurin dhe Nju Delhin.

Në takimet me zyrtarë të lartë indianë, ai pritet të diskutojë sigurinë energjetike, tregtinë dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Të ngajshme

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj

Trump e kishte quajtur xhihadist, El-Sayedin kishte premtuar dhe e realizoi: Nga nëntori do të më quaj senator

Rrezarta Ramaj