Telenews

Dibër: 70 vjeçari rrëzohet nga lartësia, humb jetën në spital

Një 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Dibër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Brezhdan të Njësisë Administrative Kastriot rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Mësohet se 70 vjeçari ka qenë duke punuar në Ahur kur është rrëzuar aksidentalisht, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.

70 vjeçari ka marrë plagë të rënda në trup. Edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ku si pasojë humbi jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rastin. Aktualisht dyshohet të jetë ngjarje aksidentale.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj