Telenews

Të shtëna armësh në Rogovë të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

Të shtëna armësh ka pasur në Rogovë të Gjakovës, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja.

Më pas, i dyshuari është identifikuar e arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar edhe arma.

“Rogovë, Gjakovë / 19.05.2026 – 21:53.  Pas disa të shtënave me armë zjarri në vendin  e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja, ndërsa me 20.05.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k nga i cili është konfiskuar arma –pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngajshme

Punëtori 49-vjeçar vdes pasi bie nga një objekt në Veternik, policia jep detaje

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Malishevë | Çifti gjendet i plagosur me armë në dhomën e gjumit – 24-vjeçarja vdes në QKUK, bashkëshorti i dyshuar për vrasje të rëndë

Yllka Gashi

Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

Yllka Gashi