Telenews

Shqipëria përparon në negociatat me BE-në

Shqipëria ka bërë një hap tjetër në procesin e integrimit evropian, pasi raporti IBAR (Raporti i vlerësimit të piketave të ndërmjetme) pritet të kalojë për shqyrtim në nivelin e COREPER-it.

Kështu bëjnë të ditur burime për Euronews.al

Po sipas të njëjtave burime, konferenca ndërqeveritare pritet të mbahet më 26 maj.

Ndërkohë, nesër Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme njohur ndryshe si IBAR, pritet të kalojë në grupin e ambasadorëve (COREPER).

IBAR (Interim Benchmark Assessment Report), është një dokument teknik i Komisionit Evropian që vlerëson progresin e një vendi kandidat në përmbushjen e kritereve të hapjes së kapitujve të negociatave me BE-në.

Në këtë fazë, IBAR shërben si një “filtrim” i parë institucional për të përcaktuar nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet minimale për të kaluar në hapa më të avancuar të procesit të integrimit.

COREPER është organi që përgatit vendimet për Këshillin e BE-së dhe luan rol kyç në filtrimin politik të dosjeve para se ato të miratohen zyrtarisht, ndërsa COELA është grupi i punës së që merret me çështjet e zgjerimit dhe koordinimin teknik të negociatave për vendet kandidate.

Të ngajshme

Tragjedi në Vushtrri – i riu humb jetën pasi bie nga kati i tretë i një objekti në ndërtim

Valjeta Turkaj

Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së

Valjeta Turkaj

Air France dhe Airbus shpallen fajtorë 17 vjet pas tragjedisë ku vdiqën 228 persona

Valjeta Turkaj