Telenews

Digjet një dyqan i pajisjeve elektronike në Viti, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka përfshirë sot hapësirat e qendrës tregtare “Mediteran” në qytetin e Vitisë, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Sipas njoftimit të komunës, në vend kanë intervenuar njësitet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Kryetari Haliti ka falënderuar ekipet për reagimin e shpejtë dhe ka shprehur mbështetje institucionale për bizneset e prekura nga ky rast.

“Sipas informatave të para, raportohet për dëme materiale, ndërsa shkaqet e zjarrit po hetohen nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar nga zjarri.

Të ngajshme

Londrimi bën veprimin e papritur, çfarë po ndodh me të?

Blearta

Ardian Gjini: Prodhimi vendor do të jetë prioritet, importi nga Serbia po dëmton bizneset tona

Blearta

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban

Blearta