Telenews

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban

Në qendrën ndërkombëtare të trajnimit për kërkim-shpëtim u realizua trajnimi bazik për kërkim-shpëtim urban, me pjesëmarrjen e personelit nga njësitet e FSK-së dhe pjesëtarë nga ushtria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

Pjesëmarrja e pjesëtarëve të ushtrisë gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin gjatë reagimit në skenarë të fatkeqësive urbane.

Të ngajshme

Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

Blearta

Shqiptohen 4 gjoba nga 500 euro për hedhje të mbeturinave

Blearta

Hoxha: Samiti i NATO-së në Tiranë, moment historik për rajonin

Blearta