Telenews

“VV-ja e ka ble PSD-në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

Paris Guri, përmes një video-adresimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka ‘’blerë’’ partinë PSD.

Siç thotë Guri në postimin e tij, duke u mbështetur në një dokument, thotë se, Hysen Durmishi, ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin dhe anëtarë të tjerë të PSD’së.Me 14 dhjetor të vitit 2022, Hysen Durmishi hyn në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin e PSD, me Adem Megjuanin e PSD, edhe me Drilon Pirevën e PSD’së. Qeky dokument është arsye pse këta merren me LDK’në, se i ka ble LVV’ja, përmes Hysen Durmishit, njeriut me të dyshimt brenda VV’së.

Qysh bre Nol opozitë pernime e keni bo shit-blerje të tokave me Hysen Durmishin’’, ka thënë mes tjerash Guri.Nuk ka vonuar shumë dhe Nol Nushi i është përgjigjur Gurit në komente, duke i kërkuar ballafaqim televiziv.

“Paris Guri e paske kë zbulu ujin e nxehtë. Gjeje emisionin, orën, moderatorin, merre krejt forumin rinor, folim për mu edhe për milionat e juja, Marigona Hillin, mafian e energjisë, screenshotat etj etj”, është përgjigjur Nushi.

 

Të ngajshme

Kryeziu e VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojën derisa ta kryj unë

Blearta

Hamza nga Prizreni: Misioni ynë për ta ndalur krizën në Kosovë po mbështetet nga qytetarët

Blearta

Zbulohen detajet e dasmës përrallore të Kidës

Blearta