Telenews

Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare: Synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare.

Më këtë rast, ajo ka thënë se synohet zgjidhje për Rugovën, Lugun e Butë dhe Deçanin.

​”Ky rishikim synon të krijojë një balancë të drejtë mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm duke ridefinuar statusin e zonave të banimit. Procesi do t’u përshtatet specifikave të tri rajoneve: Rugovës, Lugut të Butë dhe Deçanit, me qëllim që të garantohet një jetë e dinjitetshme për banorët dhe të ruhen traditat, kultura, historia dhe natyra e këtyre zonave”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Të ngajshme

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj

Ekzekutohen shtesat prej 500 euro për lehonat

Rrezarta Ramaj