Telenews

Masa e sigurisë për Erion Veliajn, Kushtetuesja e kthen për gjykim në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

“Në aspektin procedural, u shqyrtua pretendimi për të drejtën e mbrojtjes për kohë të pamjaftueshme për t’u njohur me dosjen, Gjykata konstatoi se nuk ka cenim”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Në seancën e 20 majit në Gjykatën Kushtetuese kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit 2025 pretendoi se i është cenuar liria individuale dhe se, duke qenë kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është e dyfishtë pasi nuk mund të ushtrojë detyrën.

Po sipas tij, masa nuk është proporcionale, gjykatat e tre shkallëve nuk kanë analizuar ai duhet kriteret e vendosjes së masës së sigurimit dhe se i janë cenuar të drejtat e një procesi të rregullt ligjor.

Përkundër këtij qëndrimi, SPAK pretendon në Kushtetuese se gjykatat më të ulëta kanë vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se masa është proporcionale.

Sipas Strukturës së Posaçme, duke qenë në detyrë, Veliaj mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe tek bashkëpunëtori i drejtësisë.

Për SPAK, vendimet gjyqësore ndaj masës së sigurisë së Veliajt, janë konform Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe të Kushtetutës./A2Cnn

Të ngajshme

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

KushtrimGuraj

Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Rrezarta Ramaj

Vështirësohet qasja në e-Kosova, qytetarët raportojnë problemet

Rrezarta Ramaj