Telenews

Tragjike në Skoci: 16-vjeçari vdes në ujëvarën Bracklinn Falls

Një adoleshent në Skoci ka vdekur në ujëvarën Bracklinn Falls, në Stirlingshire të Skocisë.

Sipas autoriteteve skoceze, policia u njoftua rreth orës 18:45 të së enjtes për një person që ndodhej në vështirësi në zonën e ujvarës.

Sipas mediave angleze, pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, adoleshenti u gjet pa shenja jete, ndërsa ekipet mjekësore konstatuan vdekjen në vendngjarje.

 

Një zëdhënës i Policisë së Skocisë deklaroi se rasti nuk po trajtohet si i dyshimtë, ndërsa dosja do t’i referohet prokurorit fiskal për procedurat e mëtejshme ligjore.

Ujëvarat Bracklinn Falls ndodhen brenda parkut kombëtar Loch Lomond and The Trossachs National Park, një nga zonat më të frekuentuara turistike në Skoci, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta.

Ngjarja tragjike është vetëm një nga disa incidentet fatale të regjistruara ditët e fundit në Britaninë e Madhe, teksa vala e të nxehtit ka shtyrë mijëra qytetarë të kërkojnë freski pranë lumenjve, liqeneve dhe zonave të tjera ujore.

Sipas raportimeve, viktima të tjera janë regjistruar në zona të ndryshme si South Yorkshire, West Yorkshire, Cornwall, Hampshire, Warwickshire, Cheshire, Pembrokeshire, Lincolnshire dhe Lancashire.

Autoritetet britanike kanë bërë apel për kujdes të shtuar pranë ujërave, duke paralajmëruar se temperaturat e larta dhe kushtet e rrezikshme mund të çojnë në aksidente tragjike, veçanërisht te të rinjtë dhe personat që frekuentojnë zona të pambikëqyrura.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj