Telenews

Një pjesë e qendrës së Prishtinës ka mbetur që shtatë orë pa rrymë

Gjatë ditës së sotme një pjesë e qendrës së Prishtinës, pikërisht lagjja Aktash, madje shtatë orë mbeti pa energji elektrike!

Për më tepër, nuk dihet se kur pritet të vijë rryma. Në KEDS-i thanë për KP se furnizimi me energji elektrike në këtë zonë është ndalur si pasojë e një prishjeje.

Sipas tyre, ekipet janë duke punuar për sanimin e problemit.

Probleme me energji elektrike në këtë lagje, por edhe në pjesë tjera të Prishtinës, ka pasur edhe më herët gjatë këtij muaji.

Tërë kjo situatë shkaktoi pakënaqësi ndër qytetarë dhe biznese në këtë pjesë të kryeqytetit. 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës: 02 qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Kurti e shpalli “të tejkaluar” Asociacionin: Çfarë thonë letrat që ka negociuar me Serbinë dhe çka BE-ja?

KushtrimGuraj

Mërgimtari e kërcënon Sylën: Ishalla nuk e zateti, se ai drejt e në spital ka me shku

Rrezarta Ramaj