Telenews

Lëndohet njё person nga arma e zjarrit nё Junik

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Junik, me datën 01.06.2026, rreth orës 20:30, është njoftuar nga QKMF-Junik, se njё person ёshtё duke u trajtuar nga ekipi mjekёsor nё shtëpinë tij i cili ishte i lënduar nga arma e zjarrit.

Policia menjëherë i është përgjigjur rastit ku nё vendin e ngjarjes janё hasur ekipi mjekёsor tё cilёt pas trajtimit tё personit tё lënduar, i njëjti ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Gjakovё pёr tretman mjekёsor, dhe pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nga aty ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtine.

Gjatё kёqyrjёs sё vendit tё ngjarjёs nga zyrtarёt Policor janё gjetur dhe sekuestruar:• Njё (1) armё AK-47• Dy (2) karikator i sё njёjtёs armё• Pesёdhjetё e njё (51) fishekё 7.62mm• Njё (1) gёzhojё

I dyshuari i cili dyshohet se ёshtё vetёplagosur ёshtё duke u trajtuar nё QKUK-Prishtinё, rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e Sektorit rajonal pёr Hetime DRP-Pejё.

Të ngajshme

ShBA në aksion diplomatik: Nominon ambasadorët në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi – Kosova në pritje

Rrezarta Ramaj

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore – tre të dyshuar në arrati

Rrezarta Ramaj

Nuk “çkapet” nga i dashuri, Kimi bën xhiro me Lewis-in

Rrezarta Ramaj