Telenews

ShBA në aksion diplomatik: Nominon ambasadorët në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi – Kosova në pritje

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re emërimesh diplomatike për disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke propozuar ambasadorë të rinj për Bosnje e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërsa për Kosovën ende nuk është bërë publik ndonjë nominim.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë të 1 qershorit, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit, për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Për Serbinë është propozuar Michael Young nga shteti i Uhtas, ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut.

Sa i përket Shqipërisë, i nominuari për ambasador është Eric Wendt, i cili së fundmi është paraqitur edhe para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan. Gjatë dëshmisë së tij, ai theksoi se prioritetet kryesore, nëse konfirmohet, do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të Shteteve të Bashkuara.

Në të njëjtën valë nominimesh, SHBA ka propozuar ambasadorë edhe për një numër të madh shtetesh të tjera, përfshirë El Salvadorin, Azerbajxhanin, Kamboxhian, Guinenë Ekuatoriale, Moldavinë, Indonezinë, Bullgarinë, Trinidad dhe Tobago, Paraguain, Kolumbinë, Lituaninë, Egjiptin, Brazilin, Ekuadorin, Gambinë, Sierra Leonen dhe Keninë.

Procesi i emërimit të ambasadorëve amerikanë kalon përmes një procedure kushtetuese të “këshillimit dhe pëlqimit” të Senatit. Fillimisht, presidenti i SHBA-së nominon kandidatin, i cili më pas shqyrtohet nga Komiteti i Senatit për Punë të Jashtme. Ky komitet zhvillon seanca dëgjimore, ku kandidatët u përgjigjen pyetjeve të senatorëve dhe paraqesin prioritetet e tyre.

Pas shqyrtimit, komiteti voton dhe i rekomandon Senatit kandidaturën. Vetëm pasi Senati ta miratojë me shumicë votash, presidenti e emëron zyrtarisht ambasadorin, i cili më pas nis detyrën në vendin pritës duke dorëzuar letrat kredenciale te kreu i shtetit.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, nominimi nga presidenti nuk mjafton për marrjen e detyrës, pasi konfirmimi nga Senati mbetet një hap vendimtar që mund të zgjasë javë ose muaj, sidomos kur procesi shoqërohet me debate politike.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurimit në UP

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve: Hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në

Rrezarta Ramaj

Hoxhaj bën homazhe për Mentor Krasniqin në Suharekë

Rrezarta Ramaj