Telenews

Dita e shtatë e fushatës, partitë politike vazhdojnë tubimet elektorale

Partitë politike janë duke vazhduar tubimet me qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Në ditën e shtatë të fushatës, subjektet politike do të kenë aktivitete të shumta në disa qytete.

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë së mërkurës, do të ketë aktivitete në katër komuna, derisa edhe partitë tjera do t’i shpalosen programet e tyre në tubimet elektorale që do t’i kenë gjatë ditës.

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

17:00 – Tubim zgjedhor në Viti. (Sheshi i Qytetit)

18:00 – Tubim zgjedhor në Gjilan. (Gjilan)

19:00 – Tubim zgjedhor në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit, para komunës së Ferizajt)

20:00  Tubim zgjedhor në Prishtinë. (Salla e Edukatës Fizike, shkolla fillore “Asim Vokshi”)

Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

17:00 – Tubim zgjedhor në Han të Elezit. (Shkolla “Dardania” – Fusha e Sportit)

18:30 – Tubim zgjedhor në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës)

19:30 – Tubim zgjedhor në Fushë Kosovë. (Oborri i Shkollës “Mihal Grameno”)

Fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

18:30 – Tubim zgjedhor në Lipjan (Sheshi i qytetit)

20:30 – Tubim zgjedhor në Podujevë.

Fushata zgjedhore e Aleancës:

18:00 – Aleanca mban tubim elektoral në Deçan. (Te platoja e Komunës, Deçan)

Të ngajshme

Uran Ismaili: Çmimi i lartë i energjisë është rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie

Rrezarta Ramaj

Publikohen çmimet e derivateve për sot, ngritje e lehtë e çmimeve

Rrezarta Ramaj

66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit prill

Rrezarta Ramaj