Telenews

Hajnat vjedhin stoli ari dhe një armë zjarri në një shtëpi në Podujevë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Podujevë, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë stoli të çmuara si dhe armë zjarri me leje.

Sipas raportimit të bërë më 2 qershor 2026, ankuesi ka njoftuar policinë se më datë 06.05.2026 gjatë orës 8:00 deri më 17:00, nga shtëpia e tij janë vjedhur një sasi stolish prej ari dhe argjendi, si dhe katër armë zjarri: dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike, për të cilat posedonte lejet përkatëse.

Gjatë veprimeve hetimore dhe ekzaminimit të rastit, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia  e tij i kanë vjedhur  një sasi stoli ari dhe argjendi  dhe  katër armë zjarri (dy pistoleta, një  pushkë gjuetie dhe  një armë gjysmë-automatike)  për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari  të cilat  i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante”, njoftoi Policia.

Të ngajshme

Pagesa e 100 eurove nuk ka nisur, afati i aplikimit mbyllet më 5 qershor

Rrezarta Ramaj

650 faqe material për Policinë: Tërshani denoncon qindra kërcënime dhe fyerje

Rrezarta Ramaj

Uran Ismaili: Çmimi i lartë i energjisë është rezultat i abuzimeve e keqpërdorimeve të kësaj qeverie

Rrezarta Ramaj