Telenews

Alarm në kufirin Kosovë–Shqipëri: Policia gjen mjet të dyshuar shpërthyes në Goden të Gjakovës

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur paraditen e së mërkurës në zonën kufitare të Godenit në Gjakovë, duke vënë në lëvizje njësitë policore dhe mekanizmat e sigurisë.

Sipas informacioneve nga terreni, zbulimi është bërë rreth orës 10:00 nga një patrullë policore e angazhuar në vijën e gjelbër kufitare, në afërsi të pikëkalimit Goden–Dobrunë.

Menjëherë pas identifikimit të mjetit të dyshuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, të cilat kanë konstatuar se objekti dyshohet të jetë i kategorisë E-3, ndërsa zona është siguruar për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe kalimtarët.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se Policia ka vendosur perimetër sigurie deri në ndërhyrjen e njësive të specializuara për trajtimin dhe largimin e mjetit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer”.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar origjinën e mjetit dhe rrethanat se si ai ka përfunduar në këtë zonë kufitare, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Të ngajshme

Masakra e Reçakut, paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për krime lufte

Rrezarta Ramaj

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Rrezarta Ramaj

Rrahja në Vitomiricë, të përfshirë vëllezërit nga Peja, njëri polic e tjetri ish-polic

Rrezarta Ramaj