Telenews

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Kombëtarja e Kosovës e vajzave në futboll në prag të ndeshjes me Kombëtaren e Kroacisë, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2027, ka mbajtur sot seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Dardanet do të përballen me Kroacinë si vendase në Prishtinë dhe me Gjibraltarin si mysafire, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C ku ndeshjen ndaj Kroacisë do ta zhvillojnë me 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.

Ndërkohë, me fokus të plotë, përkushtim maksimal dhe motivim të lartë për sfidat vendimtare, ‘Dardanet’ kanë zhvilluar dy seanca stërvitore në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, ato u fokusuan në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që pritet të jenë kyçe në këtë përballje vendimtare për pozitën e parë në grup.

Kosova bën pjesë në Grupin C2, ku aktualisht kryeson renditjen, e ndjekur nga Kroacia, Bullgaria dhe Gjibraltari.

Atmosfera në ekip ka qenë pozitive, me futbollistet që kanë dhënë maksimumin në çdo stërvitje për të qenë sa më të përgatitura për sfidën e radhës.

 

Të ngajshme

Greqi: 58 raste të reja të virusit të Nilit Perëndimor dhe 24 viktima

Yllka Gashi

OKB lëshon alarmin: El Nino po merr përmasa gjigante

Yllka Gashi

“Ora e pritjes” sonte vendoset edhe përballë “Xhevë e Fehmi Lladrovcit” në Drenas

Yllka Gashi